Gjykata e Tiranës kalon ne gjykim dosjen “Babalja” me të pandehur ish-deputetin, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rreme”
Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, tre të tjerët pushimin e gjykimit.
Qëndrimi
Sot, ish-deputeti i PD-se, Ervin Salianji ka rithkesuar se procesi ndaj tij për çështjen “Xhafaj” në Gjykatën Penale të Tiranës eshte i sajuar dhe i montuar. Duke folur teksa ka dale nga gjykata, Salianji ka deklaruar se jo vetem nuk do te ndalet ne denoncime, por ka paralajmeruar se “do te kemi surpriza te tjera”.
“Më akuzojnë si organizator dhe se kam dashur të dëmtoj ish-ministrin Xhafaj dhe prokurorinë. Shpresoj të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë sa është ajo e krimit sot. Ngjitur me prokurorin për garanci, ishin avokatët mbrojtës të tij”- ka thene ai.
Sipas tij, gjithe procesi eshte i montuar.
“Eshte nje proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova prokurorëve të marrin nën arrest për dëshmi të rreme Andon Markun dhe Alfred Nushin. Të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alfred Alizotin, por të dy janë në përgjime të kapur duke i dhënë para Alizotit. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin. Sot duheshin marrë të pandehur që nga dy drejtuesit e parë të policisë, një deputet i PS dhe prokurorët e krimeve të rënda, që dalin dhe me përgjime, do kemi surpriza të tjera, në tre muaj përgjime, në cdo skutë prokuroria nuk ka gjetur një kontakt timin me Alizotion, por të deputetëve të PS”- tha ai.
Sipas tij, “nuk ka vepër penale, prokuroria duhet të provojë fajësinë time, të mos kalojë fare në seancë, se nuk ka asnjë provë, vetëm indicie, telefonata apo thirrje hyrëse që më ka bërë mua Albert Veliu, njohur si Babalja”.
“Babalja”/ Salianji flet para gjyqit: Nuk më ndal asnjë intimidim apo presion
“Kam ardhur para gjykatës me shpresën se ka ardhur koha që forca e ligjit të jetë së paku po aq e fortë sa krimi i organizuar”. Keshtu ka deklaruar per mediat, ish-deputeti Ervin Salianji, pak para nisjes së seancës gjyqesore për çështjen “Xhafaj” në Gjykatën Penale të Tiranës.
Nderkohe qe me ane te nje statusi ne faqen e tij ne Facebook, teksa nenvizon se eshte ndoshta politikani qe eshte kallezuar e paditur me shume nga ana e qeverise, thekson: “Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj cdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet te inkriminuar. Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse”.
Postimi i Salianjit
Prokurorët sot duhet të ishin në të njëjtin krah, politika dhe halli i ka nxjerrë përballë!
Ne do të luftojmë edhe për ta! Për një drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin dhe jo qytetarët dhe denoncuesit!
Nuk kam qenë asnjë ditë në pushtet, por ndoshta jam politikani që kam më shumë kallëzime, proçedime dhe padi nga ana e qeverisë.
Pakkush beson sot se mund të bëhet politikë me mision për të mirën e vendit. Une besoj tek kjo! Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bej kurre kompromis me te keqen. Gjatë këtyre viteve kam denoncuar publikisht me emra konkretë, me vendndodhje duke shkuar vete ne fushat e kanabisit, me cdo fakt te dokumentuar, sa kriminelet dhe te korruptuarit. Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj cdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet te inkriminuar. Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse.
Kam ardhur sot ketu sepse kam respekt per institucionet dhe formimi im prej juristi ma imponon dyfish këtë. Jam ketu me bindjen dhe besimin, qe -sic thoshte Rudi Guliani- “ka ardhur koha qe forca e ligjit te jete se paku po aq e forte sa krimi i organizuar”.
Duhet luftuar cdo dite per kete!
***
Kujtojme qe pas marrjes si i pandehur Salianji publikoi pergjime qe faktonin sajimin e deshmitarit te rreme.
Më herët, Akuza kishte vendosur të zgjaste hetimet për Salianjin, por ky i fundit e ankimoi vendimin, duke i kërkuar Gjykatës mbylljen e hetimeve.
Gjykata e pranoi kerkesen e ish-deputetit per moszgjatjen e hetimeve dhe detyroi prokurorine t’i mbyllte hetimet deri ne 20 Mars.
DOSJA “BABALE”
Hetimet për këtë çështje nisën pas publikimit të një audio-përgjimi nga Partia Demokratike, ku dëgjoheshin dy persona që bisedonin për trafikimin e një sasie lënde narkotike. Sipas PD-së, njëri prej këtyre personave ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ndërsa tjetri, Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babalja”. Më vonë, në “skenë” doli edhe gazetari Jetmir Olldashi, si personi që kishte bërë përgjimin, me ndihmën e Veliut, i cili si motivacion kishte pasur hakmarrjen. E shoqëruar me shumë akuza dhe diskutime në opinionin publik, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në drejtësinë italiane për të vuajtur dënimin e marrë disa vite më parë, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për audio-përgjimin dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Pas hetimeve, Krimet e Rënda dolën me një version zyrtar për ngjarjen, duke e konsideruar atë një stisje dhe vunë nën akuzë Albert Veliun, Jetmir Olldashin, Fredi Alizotin, i cili kishte pranuar para Prokurorisë se personi që fliste me Veliun ishte ai dhe këtë lojë e kishin bërë pasi do të merrnin një shumë të caktuar parash nga deputeti me mbiemrin Salianji.




