Mëngjesin e sotëm policia ka mbyllur parlamentin grek dhe ka rrethuar zonën rreth tij pasi një telefoues anonim ka ngritur alarmin për një shpërthim me bombë.
Telefonuesi tha se pajisjet shpërthyese ishin vendosur brenda dhe jashtë Parlamentit.
‘Do të ketë viktima. Kujdes’, thuhej në telefonatën kërcënuese.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët për deponimin e bombave.


