• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Zbulohet pasaporta greke e Admir Murataj, ja e vërteta pas MASKËS
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Zbulohet pasaporta greke e Admir Murataj, ja e vërteta pas MASKËS

11 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tvklan.al ka siguruar foton e pasaportës greke të falsifikuar të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve të vrarë më 9 Prill 2019 gjatë grabitjes së miliona Eurove në Rinas. Në pasaportën greke false që zotëronte, Admir Murataj ka patur identitet tjetër. Ai quhej Christos Papadias, siç mëson tvklan.al. Murataj përdorurte gjithashtu edhe 15 identitetet të tjera. Sikurse vihet re në foto, në maskën e silikonit që mbante gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 Prill, Murataj kishte “kopjuar” identitetin e tij të para disa viteve, kur kishte marrë pasaportën greke.

Më pas, ai kishte ndryshuar pamje, sikurse duket në foton tjetër. Pamja e tij me flokë është e vetmja fotografi publike, pasi është bërë në momentin kur është arrestuar në Greqi për disa grabitje.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kërkuan edhe ndihmën e policisë greke për ta identifikuar kur Murataj mbeti i vrarë. Ekspertiza e materialit gjenetik (ADN-ja) dhe shenjat e gishtave nga ana e policisë greke bënë të mundur identifikimin e Admir Muratajt.

E SHKUARA E ADMIR MURATAJT NË GREQI

31 Dhjetor 2012 – Një bandë shqiptarësh sulmuan një pikë karburanti në fshatin Neo Monastiri Fthiotidas. Pjesë e bandës ishte edhe Admir Murataj. Banda kërcënoi me armë rojen 45-vjeçar të karburantit. Por kamerat e sigurisë treguan se 45-vjeçari kishte bërë rezistencë. Admir Murataj qëlloi me 3 plumba kallashnikovi rojen, duke e lënë të vdekur. Nga pika e karburantit, banda e shqiptarëve mori 3 mijë Euro.

Janar 2013 – Arrestohen në Athinë Admir Murataj dhe Klement Çala (banda e kallashnikovit). Të dy kanë qenë të përfshirë në grabitje të 9 bankave, banesave, makinave etj. duke përfituar 2 milionë Euro. Në 6 raste ishin vjedhur bankomate në zona të ndryshme të Athinës, të cilat ishin shpërthyer me eksploziv.

22 Mars 2013- 11 persona arratisen nga burgu i Trikalas. Bëhet fjalë për bandën e Marjan Kolës, mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj. Pasi prenë hekurat, të burgosurit u ngjitën mbi çatinë e burgut. Ndërsa bashkëpunëtorët e tyre në anën e jashtme të murit rrethues, qëlluan ndaj rojeve të burgut dhe plagosën dy prej tyre. Tetë ditë më vonë, banda grabiti një restorant në autostradën e vjetër Athinë – Thivas. Gjatë ndjekjes nga policia, pati shkëmbim zjarri dhe mbeti e plagosur një vajzë 25-vjeçare.

16 Maj 2013 – Admir Murataj dhe bashkëpunëtor i tij (Klement Çala) grabisin 1.2 milion Euro në Bankën Kombëtare në Lamia. Paratë nuk u gjetën kurrë.

Maj 2013 – Në lagjen Peristeri të Athinës, Admir Murataj gjatë tentativës për të grabitur një supermarket, i shpëton aksionit të policisë për ta arrestuar. Në pranga bie bashkëpunëtori i tij Ermal Lita, i arratisur edhe ky nga burgu i Trikalas.

17 Qershor 2013 – Autoritetet greke ranë në gjurmët e të arratisurve në zonën e Fthiotidas. Banda ishte ndarë në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga tre persona. Gjatë kërkimeve, pati sërish përleshje me armë zjarri dhe mbeti i vrarë oficeri i policisë Giorgos Andricopulos. Ndjekja vazhdoi në malin Thermo në një zonë rurale. Aty përleshje të ashpër mes bandës së Marjan Kolës dhe forcave speciale greke. Nga të shtënat u vranë dy prej të arratisurve, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e policit grek. Fillimisht u dyshua se njëri prej tyre ishte Admir Murataj, por rezultoi e gabuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË ZHDUKIM"/ Shqiptari e pëson keq pasi kërcënoi me jetë punonjësin e burgut grek
Previous article HOROSKOPI DHE VIPAT/ Adelina Tahiri vërteton se është një "dash" dhe ja ku i keni aryset

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT