• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SANKSIONE EKONOMIKE NDAJ REGJIMIT/ Koreja e Veriut premton “goditje të fortë”
Home
Nderkombetare

SANKSIONE EKONOMIKE NDAJ REGJIMIT/ Koreja e Veriut premton “goditje të fortë”

11 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi koreanoverior, Kim Xhong-un, ka premtuar “kundërveprim të ashpër” ndaj shteteve që vijojnë të aplikojnë sanksione ekonomike ndaj regjimit të tij.

Në një mbledhje të komitetit të partisë, lideri 36-vjeçar shpalosi idenë e një sistemi të ri ekonomik të pavarur nga fuqitë e huaja, pa iu referuar me emër Shteteve të Bashkuara.

“Duhet t’i japim një goditje të fortë forcave armike që gabimisht mendojnë se mund të na gjunjëzojnë me sanksionet e tyre. Na duhet të zhvillojmë një sistem të ri ekonomik kombëtar, të mëvetësishëm dhe të vetëmjaftueshëm, që të jetë themeli i socializmit tonë,”-tha Kim.

Sipas medieve shtetërore koreanoveriore, Kim Xhong-un e përsëriti rreth 20 herë frazën “të mëvetësishëm” apo “ekonomi e vetëmjaftueshme”, të përdorura edhe vitin e kaluar kur vendi u shpall se do e zhvendosë vëmendjen nga armët bërthamore tek ekonomia.

Këto ishin komentet e para të liderit koreanoverior që prej samitit të dytë historik në muajin shkurt me presidentin amerikan, Donald Trump, që përfundoi pa kompromis për temat si çarmatimi i plotë bërthamor apo sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut.

Gjetja e konsensusit për këto çështje madhore do të jetë edhe objektivi i një vizite që presidenti koreanojugor Mun Xhae-in do të mbajë të enjten në Uashington me homologun e tij amerikan.

/Ora News.tv/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 VITE NË DETYRË/ Presidenti i Sudanit "dorëzohet" pas grushtit të shtetit
Previous article PUBLIKOHET LISTA/ Atifete Jahjaga, një nga 100 njerëzit me reputacionin më të mirë në botë

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT