Një spital në San Diego ka vënë në dispozicion të pacientëve të vegjël disa minimakina luksoze që kontrollohen në distancë, për t’u dhënë mundësi atyre të shkojnë vetë në sallën e operimit.
Makinat kontrollohen në distancë nga një infermiere ose mjek të Pediatrisë Rady, e janë pjesë e një programi të hartuar me qëllimin që të miturit të ndihen sa më të qetë përpara ndërhyrjes kirurgjikale.
“Fëmijët po argëtohen. Prindërit i shohin që janë të qetë dhe të lumtur”, thotë dr. Daniela Carvalho, doktoreshë në këtë spital.
Makinat janë dhuruar si pjesë e programit “San Diego Regional Law Enforcement Teddy Bear Drive”. Fëmijët kanë mundësi të zgjedhin llojin e makinës sipas dëshirës, BMW, Mercedes ose Lamborghini, mjafton që udhëtimi i tyre për në sallën e operimit të jetë sa më luksoz.


