• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA/ Vila luksoze e Muratajt nga vëzhgoheshin grabitjet, si shpëtoi nga sekuestrimi bashkë me pasurinë. Flasin fqinjët: E dinim…
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITJA/ Vila luksoze e Muratajt nga vëzhgoheshin grabitjet, si shpëtoi nga sekuestrimi bashkë me pasurinë. Flasin fqinjët: E dinim…

11 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Admir Murataj, 47-vjeçari që mbeti i vrarë nga Policia pas grabitjes së të martës në Aeroportin e Rinasit, që dyshohet të ketë pasur rolin e organizatorit edhe në grabitje të mëparshme, kishte përdorur mirë paratë e përfituara nga kjo veprimtari.

Një vilë luksoze në kodrat e Fushë-Prezës dhe një servis familjar në Vorë, janë dy prej objekteve të tij, që deri më 14 shtator të vitit 2017, dyshohej se ishin ndërtuar nga paratë e fituara në emigracion. Të paktën kështu dyshonin fqinjët, të afërmit dhe ata që e njihnin. Nga një shtëpi e rrënuar që Murataj kishte blerë këtu e 12 vjet më parë, sot shtëpia e tij në Fushë-Prezë është një nga vilat më luksoze që bie menjëherë në sy.vila-20

 

E sofistikuar jo vetëm në ndërtim, por edhe në siguri, me kamera dhe sisteme alarmi, vila e Muratajt u mbajt për një kohë të gjatë nën kontrollin e Policisë. Por duket se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm krijimi i kushteve të rehatshme për të jetuar familja e Admir Muratajt. Kjo vilë ka pasur edhe një funksion tjetër, madje thelbësor në realizmin e dy grabitjeve të mëparshme në rrugën e Rinasit.

Duke qenë se është e ndërtuar në një lartësi të konsiderueshme dhe me fushëpamje shumë të qartë, vila është përdorur edhe për dy grabitjet. Nga aty janë vëzhguar me dylbi të dyja ngjarjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. Grabitja e datës 3 dhjetor 2015 dhe ajo e datës 9 shkurt 2017.

Admir Murataj
Admir Murataj

Policia tha në atë kohë që kjo vilë ishte ndërtuar me paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale. Por për të nuk gjeti zbatim ligji antimafia dhe nuk u mor kurrë një vendim për sekuestrimin apo konfiskimin e saj. Ndonëse ishte provuar pjesëmarrja e Admir Muratajt në 3 supergrabitje, ai vijonte të ishte në kërkim nga Policia, deri dy ditë më parë, kur u ekzekutua pas grabitjes së radhës.vila-lukzoce

FAMILJA

Objekti i parë që u “sulmua” nga toka e nga ajri gjatë operacionit të koduar “Patriot”, që u zhvillua më 14 shkurt 2017, ishte vila luksoze në Fushë–Prezë,e Admir Muratajt. Tropojani, baba i 4 fëmijëve, kishte disa vite që jetonte aty. Ndërsa ditën kur Policia mësyu shtëpinë e tij, ai dhe familja nuk ndodheshin brenda.

I vetmi person që ndodhej në shtëpi, ishte një i afërm i Muratajt, të cilin ai e kishte porositur që të kujdesej për shtëpinë. Ndoshta i vetëdijshëm për rrezikun, vetë i zoti i shtëpisë ishte shpërngulur bashkë me familjen.

Ndonëse pas kishte lënë një pjesë të parave, që Policia i gjeti dhe i sekuestroi si provë, pasi ishin para të grabitura në dy ngjarje. Policia, në atë kohë, gjeti dhe mori në pyetje disa nga familjarët e tij, por askush nuk e kishte treguar vendndodhjen, me pretendimin se nuk kishin kontaktuar prej ditësh me të.

FQINJET

Të qenit fqinj me personin që deri dy ditë më parë ishte nga më të kërkuarit në vend, ka edhe probleme. Të paktën kështu ka ndodhur me banorët e Fushë–Prezës. Me ata që i kanë shtëpitë rreth e rrotull vilës së Muratajt. Duke qenë se ai nuk është gjetur në shtëpi, në operacionin e 14 shkurtit 2017, fqinjët janë detyruar të provojnë kontrollet e rrepta policore në shtëpitë e tyre, me dyshimin se ai mund të ishte fshehur në ndonjë prej tyre. Të paktë janë ata që e njohin Admir Muratajn në Fushë – Prezë.

Madje, disa nuk e kanë parë as si fytyrë, jo më të kishin arritur të flisnin ndonjëherë me të. “Ka 10 vjet që ka ardhur këtu. Bleu një shtëpi të vjetër dhe investoi miliona, duke e kthyer në këtë që është sot. Paratë, me sa dimë, i kishte fituar në emigracion, sepse di që ikte e vinte shpesh jashtë shtetit. Kohët e fundit jetonte këtu me gruan dhe 4 fëmijët. Di që është i ardhur nga veriu, por nuk e njoh shumë”, shprehej një nga fqinjët e tij dy vite më parë.

vila

GRABITJET

Në janar të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda paraqiti pretencën për bandën e të akuzuarve për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas. Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit. Nga ky grup vazhdonte të ishte në kërkim Admir Murataj. Ngjarja e parë, për të cilën akuzohet grupi që kishte në përbërje edhe ishushtarakë të forcave komando, ndodhi në vitin 2015, pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë, rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Ngjarja e tretë, për të cilën akuzohen të pandehurit, ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë private, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera. Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017-ës, ku Policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës.

PARATE E GRABITURA

Pas deklarimeve që ka dhënë para hetuesve ish-komandoja i arrestuar dy vite më parë si pjesë e grupit të grabitësve, Neim Avdulaj, Policia ka vazhduar operacionin në banesën e prindërve të tij në Vlorë. Burimet thanë se ka qenë vetë Avdulaj, që ka treguar vendin se ku e kishte fshehur një pjesë të parave, duke treguar se pjesën tjetër e kishte humbur në lokalet e lojërave të fatit.

Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë në atë kohë se në banesën e tij në Vlorë, janë gjetur dy tenxhere me presion, të groposura në oborr. Pas hapjes së dy tenxhereve, brenda tyre janë gjetur të mbështjella me letër alumini, një sasi e konsiderueshme parash, paund, dollarë amerikanë, australianë e kanadezë, si dhe një sasi eurosh.

Një sasi e konsiderueshme valute është gjetur edhe në një kasafortë, në servisin në pronësi të familjes së Admir Muratajt, që ndodhet në Vorë. Pas hapjes me fresibël të kasafortës, janë gjetur paratë e grabitura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË 50 VJEÇARE SI JENIFER ANISTON/ Aktorja shfaqet e thjeshtë dhe e lumtur në setin e serialit të ri
Previous article GRABITJA NË RINAS/ Forcat e USHTRISË hyjnë në aeroport, ja çfarë po ndodh me patrullimin (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT