Që kanë lekë me shumicë e dimë, po që të kishin dhe kaq pretendime s`na kishte shkuar në mendje. Me shumë mundësi Noizy dhe Young Zerka do na mbeten beqarë. Po ku ka nuse për ata? Populli do thoshte vetëm një fjali: “E vrasin lart këta çuna”. Dhe e vrasin vërtet. Pasi i komentoi nja katër a pesë herë Rihannës “nuse, nuse”, “ik në shtëpi” e “mos me tradhto”, Noizy e ktheu pllakën. S`i pëlqeu Guçi, apo kombinimi i çorapeve tyl me këpucët, s`e kuptuam, por i shkruajti asaj “katunare dreqit”. S`ka mundësi të mos e pëlqejë Guçi-n se i ka bërë dhe këngë. Ja ca vargje nga “Shut the place doën”“Smoking that bob Marley, That Guçi and Cavalli…”. Kurse për modën e çorapeve të holla me këpucë klasike s`ka ç`thotë se ka dalë moda në gjithë botën.
As Young Zerka s`e pëlqen më Rihannën. Ndërkohë që të gjithë prisnim ndonjë lajm për të dhe Ronelën, duke qenë se i janë qepur me bukë në trastë, ky e paska patur fiksimin me Rihannën. Tani s`e ka më. Një ditë të bukur ia plasi troç në mes të Instagramit e në anglisht që ajo ta kuptojë: “Kështu ti i kthen komente vetëm njerëzve që blejnë buzëkuqët e tu dhe jo dikujt që të ka kushtuar këngë?”. “Like Rihanna, like Rihanna…” është një nga hitet e tij. Po edhe Zerka u dorëzua.
Tani as Noizyt e as atij s`i hyn më në sy Rihanna. Edhe mirë bëjnë! U bë ajo.




