Një ditë pas grabitjes më spektakolare që ka parë vendi, detaje të reja vijojnë të dalin në pah çdo minutë.
E gjithë vëmendja duket të jetë zhvendosur (përveç shumës së vjedhur prej 10 milionëve) tek grabitësi i vravë Admir Murataj.
Kjo pasi ky i fundit, ka qënën po i njëjti pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit në 2015.
Megjithatë, Murataj pasi fitoi siç duket eksperiencën që in duhet erdhi pas dy vitesh në arrati me një super plan në dukje, me super detaje, ndonëse nuk e kishte menduar faktin se pas përplasjes me armë me policinë do të ishte ai që do të mbetej i vdekur.
Një nga momentet më interesante të ndodhura gjatë grabitjes ishte fakti se vetë Murataj kishte vendosur një maskë për tu dukur si qeros kur në të vërtetë nuk ishte i tillë.
Sado “hollivudiane” të duket kjo skenë, rikujtojmë se nuk është hera e parë që përdoret si metodë maskimi në Shqipëri.
Në 2015, gjatë grabitjes së një banke në Durrës, autorët kishin vendosur maska që dukeshin si të moshuar.
Siç e shihni edhe në foton e mësipërme kjo funksionoi dhe në atë kohë u cilësua si gjeniale.
Përgatiti: AlpeNews.al




