• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORI TRONDITËSE/ Në vendin ku përdhunohen meshkujt
Home
Jetë

HISTORI TRONDITËSE/ Në vendin ku përdhunohen meshkujt

15 December, 2017 g.autor Jetë

Një mashkull 25-vjeçar është viktima e radhës e përdhunimit në Afrikën e Jugut, që autoritetet vendase besojnë se është kryer nga i njëjti grup femrash.

I riu ishte duke bërë autostop në zonën Polokuane, kur tre gra të moshës së mesme, sipas përshkrimit të tij, ndaluan me makinë dhe i ofruan që ta ndihmonin duke shoqëruar për një copë rrugë.

25-vjeçari hipi në makinë dhe pak pas kësaj thotë se e pa veten nën grykën e pistoletës dhe u detyrua që të konsumonte një gotë me substanca “të çuditshme”, që e bënë të humbiste vetëkontrollin.

Pas kësaj, ai thotë se është përdhunuar nga të trija gratë, që më pas e kanë “hedhur” në anë të rrugës pranë qytetit Tzaneen, ku ai i është drejtuar stacionit të policisë për të bërë denoncimin e vet.

Policia thotë se i riu është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

Ky nuk është përdhunimi i parë i meshkujve në rajonin Limpopo të Afrikës së Jugut. Në muajin maj një 23-vjeçar denoncoi tri femra që e përdhunuan për tri ditë me radhë. Ai tha se e detyronin që të konsumonte pije energjike vazhdimisht gjatë mbajtjes peng.

Në korrik, një mësues u rrëmbye po nga tri gra të armatosura, ndërsa në shkurt një tjetër mësues denoncoi se katër gra e kishin përdhunuar.

Policia vendase dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin grup vajzash, që dyshohet se shfrytëzojnë spermën e viktimave të tyre për ta shitur./ mapo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PALMA DE MAJORKA/ Restoranti i shqiptarit ndër tre më të mirët
Previous article HISTORI NJERËZORE/ Pse nuk dua të bëj seks me burrin që dua?

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT