• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORI NJERËZORE/ Pse nuk dua të bëj seks me burrin që dua?
Home
Jetë

HISTORI NJERËZORE/ Pse nuk dua të bëj seks me burrin që dua?

15 December, 2017 g.autor Jetë

Mendohet se mes 1 dhe 3 përqind e popullsisë është aseksuale, çka nënkupton se nuk ndjejnë tërheqje seksuale për njerëzit e tjerë. Për vite të tëra, Stacey ishte plot mëdyshje se përse nuk donte të flinte me askënd, përfshi edhe bashkëshortin e saj. Siç shpjegon ajo në këtë shkrim të BBC, ishte mjekja që i zbuloi të vërtetën.

Për një kohë të gjatë, mendoja se kisha probleme mendore ose fizike, mendoja se nuk ishte normale që nuk doja të bëja seks me njerëzit.

Mikeshat e mia flisnin për të dashurit dhe eksperiencat e tyre në krevat, unë thjesht nuk mendoja për dikë në një kuptim seksual.

Kur isha në fillim të të njëzetave, nisa ta vija re, por nuk doja të flisja me ndonjë për shkak se mendoja se do më quanin të çuditshme.

Aseksualiteti ka një spektër, kështu që edhe pse nuk tërhiqem seksualisht me të tjerët, mund të kem tërheqje romantike.

Me të dashurin- që tani është burri im- jam takuar kur isha 19 vjeç. Atëherë nuk e dija se çfarë ishte aseksualiteti.

Mendoja me vete: “E dua absolutisht këtë njeri, nëse më propozon do them 100 përqind dakord, për shkak se dua të kaloj jetën me të, por përse nuk dua të fle me të? Kjo është çmenduri”.

Kështu që nisëm një si tip udhëtimi për të zbuluar veten.

Ai ishte tipi që më thoshte “jam gati të pres sa të duash, pasi jam dashuruar me ty”.

Më përkrahte shumë dhe kurrë nuk tentoi që të bënte diçka që nuk do më bënte të ndjehesha rehat.

Normat shoqërore sugjerojnë se seksi dhe fëmijët janë mënyra për të çuar përpara një marrëdhënie dhe të gjithë mikeshat e mia po martoheshin dhe bënin fëmijë.

Nisa të mendoj: “Oh Zot, duhet të ketë një pritshmëri që të fle me burrin tim dhe të bëj fëmijë”.

Nisa të kem makthe me mendimin se bashkëshorti im do më linte për dikë që më ngjan mua, por që dëshiron të bëjë seks me të.

Në një pikë, ankthi u bë i padurueshëm.

Mendova: “E di çfarë? Duhet ta zgjidh këtë, duhet ta kuptoj se çfarë po më ndodh”.

Në atë kohë isha 27 ose 28 vjeç.

Bëra një gabim shumë të madh, pasi nisa të kërkoj në internet. Ishte një gabim absolut. Kishte kaq shumë gjëra, të vogla si puna e hormoneve e deri tek tumori në tru.

“Oh Zot, mos po vdes nga tumori në tru,” nisa të mendoj.

Shkova tek doktoresha ime dhe i thashë: “Shiko, është serioze? Do të vdes?”

Ajo më tha: “Qetësohu, ndoshta je thjesht aseksuale”.

“Çfarë? Çfarë është kjo”, e pyeta.

Ajo më orientoi drejt disa faqeve, ku gjeta disa njerëz.

Ishte fantastike.

Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për termin aseksual.

Bëra ca kërkime dhe nisa të ndjehem mirë me veten.

Kështu fola me bashkëshortin dhe i thashë se “kjo gjëja i mban gjërat përgjithmonë larg tavolinës”.

Dhe ai tha pak a shumë: “Epo e mendoja si të tillë, kështu që është në rregull”.

Ai ka qenë fantastik, shumë i kuptueshëm. Mendoj se kjo vjen për shkak të personalitetit tim.

Nuk kam ndjerë kurrë atë që njerëzit e quajnë eksitim. Edhe nëse ka diçka të tillë, ajo vjen thjesht si një pickim që ikën shpejt.

Aseksualiteti është një spektër dhe ka shumë aseksualë që pasi ndërtojnë një marrëdhënie me një person, ndjehen mirë që të bëjnë seks.

Por unë jo, sa herë afrohem, trupi duket sikur më thotë: “Jo, faleminderit, ndaloje këtë, nuk do e bëjmë”.

Njerëzit më thonë vazhdimisht: “Oh Zot, po si do ia bësh që të bësh fëmijë?”

Epo ka shumë mundësi të tjera për të pasur fëmijë, nëse i dua. Nuk është krejt pa mundësi.

Jam e ndërgjegjshme për aseksualitetin prej tre ose katër vitesh. Më pëlqen ky etiketim. Më bën të ndjehem mirë dhe më ndihmon të kuptoj se kush jam, si sillem dhe si punon truri im.

Jam krenare për këtë dhe më pëlqen që të flas, pasi dua që njerëzit të kuptojnë dhe të mos paragjykojnë ata që nuk duan të bëjnë seks.

Mendoj se po ta dija se çfarë është aseksualiteti në moshën 18 ose 19-vjeçare, shëndeti im mendor do ishte shumë më ndryshe në të njëzetat.

Për të qeshur, por përpara se të zbuloja aseksualitetin tim, burri më quante Stace Ace.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORI TRONDITËSE/ Në vendin ku përdhunohen meshkujt
Previous article Bukuroshja Jonida Vokshi vjen ndryshe në stilin 'vintage'. Shihni si duket ajo (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT