Në fotot më poshtë do të shihni pamje nga vila e Admir Murataj i cili dyshohet të jetë i grabitësi i vrarë dje në Rinas.
Sipas televizioneve informative, Murataj ka në pronësi të tij një vilë në zonën e Prezës. Ajo ruhet nga kamera sigurie, dhe veçon nga banesat e tjera të lagjes.
PO KUSH ËSHTË ADMIR MURATAJ:
Nga raportime mediatike te publikuara edhe nga shtypi Grek thuhet se personi i cili u vra nga shkëmbimi me armë zjarri me policinë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj.
Admir Murataj është orgazatori I tre grabitjeve me para të bankave në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit kanë marrë dënimin.
Murataj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Ai ishte ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te “Stacioni i Trenit” në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.
Në pretencën e Prokurorisë dhënë më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas.
Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.
Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.
Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë private, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.
Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.
FOTO NGA SHTËPIA E ADMIR MURATAJ: 

Përgatiti: AlpeNews.al





