Hetimet për grabitjen në Rinas pasditen e sotme janë marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Jo vetëm grabitja, por edhe sulmi me armë ndaj policisë, ka bërë që çështja të kalojë tek Krimet e Rënda.
Ndërkohë, për ngjarjen është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe personi përgjegjës për sigurinë në aeroport.
Kastro Vaskues, shtetas i huaj, është personi përgjegjës për sigurisë i kontraktuar nga kompania private.
Minimalisht, katër persona të armatosur, me veshje ushtarake dhe maska silikoni, hynë në pistën e aeroportit, duke grabitur rreth 2 milionë euro.


