• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT/ Veliaj: S’do lejojmë Astirizimin e shoqërisë, kapin deputet budallenj dhe mediat e politizuara
Home
Politikë

PROTESTAT/ Veliaj: S’do lejojmë Astirizimin e shoqërisë, kapin deputet budallenj dhe mediat e politizuara

9 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar pas dy protestave që po zhvillohen paralelisht në kryeqytet, ajo tek fidanishtja e UBT dhe te Bulevardi i Ri.
Kryetari i Bashkisë Veliaj tha se shkolla që do ndërtohet në Kodër do të jetë një nga shkollat më të mira në Tiranë. Veliaj thumboi protestuesit dhe tha se s’duhet të jenë një kontigjent për protesta të dhunshme.
Gjatë inspektimit të punimeve të shkollës Servet Meçe në Tiranë, Veliaj tha:

“Kodër-Kamza nuk mund të jetë kontigjent për protesta të dhunshme; Kodër-Kamza ka të gjithë potencialin për çuna dhe goca me talent, që nesër mund të bëhen doktoresha, kryetarë bashkie, inxhinierë, dhe nuk ka asnjë arsye pse disa komunitete t’i diskriminojmë duke i futur në një xhep, dhe duke thënë se ata i kemi për protesta dhe shkatërrim. Ndërkohë, unë besoj se Kodër-Kamza sot ka një potencial fantastik që nxënësit e atij komuniteti të nxjerrin nga varfëria dhe nga ky kurth jo vetëm veten e tyre, por edhe familjet e tyre”.

Ndërkohë që për protestën te Bulevardi i Ri, Veliaj tha se nuk mund të pengohet e ardhmja e Tiranës për të gjithë ata që janë shpronësuar, si edhe tha se këta qytetarë nuk mund të pengojnë zhvillimin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh i vendosur që të çojë deri në fund projektet, siç është edhe rasti i Bulevardit të Ri, i cili është tashmë në fazën e fundit të ndërtimit të tij. Ai tha se nuk do lejohet “Astirizimi” i shoqërisë.

“Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”, deklaroi Veliaj.

Ai bëri të ditur se edhe për banorët që preken nga ky projekt dhe që kanë ndërtuar në gjurmën apo në shtratin e lumit do t’i ofrohet banesa sociale.

“Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”, sqaroi Veliaj.

Prej dy ditësh banorët e Bulevardit të Ri kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Nga ana tjetër, në protest kundër Veliajt, janë ngritur edhe student e pedagogë që kundërshtojnë ndërtimin e një shkolle në fidanishten e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “HYNI NË ZGJEDHJE"/ I dërguari i SHBA në zyrën e Bashës, nis takimi
Previous article SA I KUSHTOI BILETA? Lori Hoxha ndjek nga afër koncertin e reperit të famshëm amerikan (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT