Një shqiptar është arrestuar në Itali me 3 kg kokainë. Valentin Tuku, 37 vjeç jetonte me dokumente të rregullta në zonën e Maranelos.
Hetuesit ushtruan kontroll në banesë e tij. Në një çantë shpine u gjet një pako kokainë 1 kg, ndërsa në garazh u gjetën dy të tjera. Ato ishin fshehur poshtë shalës së motorit, të ngjashme me atë q u gjetën disa minuta më parë.
Vlera e tregut të kokainës shkonte 600 mijë euro. Valentin Tuku është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe ndodhet në burg, deri në pritje të gjykimit nga ana e autoriteteve italiane.
AlpeNews.al ka siguruar FOTON e shqiptarit të arrestuar për kokainë në Itali:
Valentin Tuku
Përgatiti: AlpeNews.al



