• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAGJIA E ZEZË/ 10+1 gjërat që nuk i dinit për këtë fenomen
Home
Mister

MAGJIA E ZEZË/ 10+1 gjërat që nuk i dinit për këtë fenomen

15 December, 2017 g.autor Mister

Magji e zezë? Jo, Vudu ka më shumë të bëjë me fenë katolike se sa me yshtjet. Dhe në vend të zombie-ve, preferon ëngjëjt. Ja disa të dhëna, më thellësisht, mbi Vudutë

Zombie? Kukulla? Magji e zezë? Asnjë nga këto. Vudu, më shumë se sa me magji dhe mallkime, është një fe e cila përqëndrohet në shërimin dhe të mirën për komunitetin.

Dhe rrënjët i ka në Afrikën perëndimore, për të mbërritur në Amerika përmes tregtisë së skllevërve: megjithatë, njohuria jonë është e prishur pak për shkak të kinemasë horror, e cila ka nxjerrë në pah anët më të errëta (dhe pak të përhapura) të vudusë, duke i përzierë me bestytni të tjera dhe yshtje, për arsye të “skenës”.

Po çfarë thotë vërtetë kjo fe e lashtë?

VDEKJA ESHTE NJE KALIM

“Vuduistët” thonë se ekzistojnë dy botë të ndërlidhura mes tyre: e dukshmja dhe e padukshmja. Vdekja na ndan nga bota e padukshme, ku paraardhësit tanë rrinë zgjuar dhe na vështrojnë. Nuk është rastësi që vudu (ose voodoo, vudou etj) do të thotë “shpirt”, “hyjni”.

SHENJTE DHE PRIFTERESHA

Pjesa më e madhe e atyre që praktikojnë vudunë, beson në një qenie supreme, si dhe në disa shpirtëra më të vegjël, “loa”-të, që në disa raste janë bashkuar me shenjtë katolikë pas takimit me kristianizmin europian.

Rasti më i famshëm është ai i Papa Legba, gardiani i kalimit mes botës së të gjallëve dhe mbretërive të tjera, që shpesh herë identifikohet me Shën Pjetrin. Për të komunikuar me “loa”-të, vudutë përdorin lutjen, flijimin e kafshëve, tamburin, vallëzimet. Priftërinjtë (ourgan) dhe mbi të gjitha priftëreshat (mambo) në foto, mbajnë marrëdhëniet mes shpirtërave dhe komunitetit.

Në foton sipër, pranë qytetit mbretëror të Abomeyt në Benin, djepi i fesë vudu, katër fillestare (Vodunsis) pozojnë për fotografët përpara fasadës së dekoruar të konventës. “Vodunsis” për dy vite me radhë konsakrohen, mësojnë ritet dhe më pas i kthehen jetës normale.

PREJ KU VJEN DHE KU ESHTE PERHAPUR 

Besimi Vudu është përhapur në Afrikën Perëndimore, Haiti dhe Luiziana (SHBA). Gjurmë të tij gjenden edhe në vende ku një herë e një kohë jetonin skllevërit e ardhur nga Afrika perëndimore, si Kuba, Brazili, Porto Riko, dhe Republika Dominikane. Në Haiti është i mbrojtur nga Kushtetuta, qysh prej vitit 1987.

S’KA KUKULLA

Kukullat Vudu, shpesh herë të fabrikuara për të transferuar një mallkim mbi cilindo, burojnë nga një lloj magjie popullore afrikane me emrin hoodoo (që nuk ka aspak të bëjë me fenë). Janë të përbëra nga misri, patate, bimë të tjera, argjilë dhe stof. Por pjesa më e madhe e priftërnjve Vudu nuk i përdor. Në fotografi ndodhet një kukull vudu terakote, që ruhet në Luvër në Paris.

EKSTAZE PER T’U SHERUAR

Në qendër të Vudu është shërimi i të sëmurëve: përdoren barëra dhe thirrja e Ioa, në ceremoni të gjata ritualesh gjatë të cilave, në një kulm të kërcimeve dhe këngëve, i devotshmi apo të devotshmit arrijnë një gjendje ekstaze duke u identifikuar me shpirtin e thirrur.

RITE DHE PERFITIME – Pjesa më e madhe e riteve të Vuduve lindin për t’i bërë mirë atyre që e praktikojnë. Bokorët, shtriganët që e praktikojnë me qëllime dashakeqe, nuk janë të vlerësuar dhe as të përhapur. Ritet në grup garantojnë që i pushtuari të mos ekzagjerojë në manifestime agresive. Në foto, një grua e “pushtuar” nga një hyjni në Haiti. Besnikët bëjnë dashuri me hyjninë, ose më saktë me trupat që ajo i ka “pushtuar”. Gjatë orgjisë, ndjekësit e vudusë përshtasin seksin e hyjnisë: për këtë arsye janë të shpeshta marrëdhëniet edhe homoseksuale.

ORIGJINA E FJALES – Fjala Vudu e ka origjinën nga gjuha Fon në Benin, në Afrikën perëndimore. Nuk është rastësi që 4 milionë persona në Benin dhe 5 milionë në Haiti ndjekin Vudunë sot, por ka edhe grupe të tjerë më të vegjël në të gjithë botën. Në fotografi, në tempin e Vudusë në Ouidah (Benin), një perëndi-gjarpër përdoret si zbukurim.

MBRETERESHA E VUDU-së – Personazhi më popullor në historinë e Vudusë është padyshim Marie Laveau, mbretëresha e vuduve, që ka jetuar në Nju Orlins deri në vitin 1881: historia e saj është e rrethuar nga legjenda dhe kultura pop dhe ka mbetur e paprekur: që nga kartonët (Zagor) deri tek letërsia (Perëndi amerikane) dhe seritë televizive (Histori horrori amerikane). Thuhet se zotëron fuqi magjike dhe një gjarpër me emrin Zombie, për nder të hyjnisë afrikane (në Kongo, popullsia Bakongo ka një hyjni me emrin Nzambi).

NUK KA FLIJIME NJEREZORE – Përkundër asaj që thotë një legjendë e rremë, e krijuar nga fundi i viteve 1800 për të diskredituar fetë afrikane, Vudu nuk ka parashikuar asnjëherë flijimin e njerëzve. Një veprim i tillë do të binte ndesh me kodin e saj moral, që ndalon rreptësisht t’u bëhet dëm të tjerëve.

PO ZOMBIT? Pikërisht në Haiti ka lindur legjenda e zombi-ve: njerëz që shtriganët bokor i kanë privuar nga vullneti, të cilët i nxjerrin nga varret dhe i shndërrojnë në skllevër të tyre. Një legjendë e zezë që është përhapur falë kinemasë dhe… politikës: regjimi diktatorial i familjes Duvalier, në pushtet deri në vitet Tetëdhjetë, hidhte në qarkullim histori të opozitarëve të shndërruar në zombi, për të bërë njerëzit të hiqnin dorë nga revolta (e cila më pas ndodhi gjithësesi)./ syri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCË/ 4 fëmijë të vdekur nga përplasja e trenit dhe autobuzit (FOTO)
Previous article Horoskopi ditor, e premte 15 dhjetor 2017/ E premtja do e dërgoj këtë shenjë në qiellin e shtatë

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT