Fundjava është një ditë kur të gjithë zgjedhin të bëjnë diçka ndryshe, për t’u larguar sadopak nga rutina dhe monotonia e përditshme.
Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’ju sjellm atmosferën se si u Peza u zgjodh si destinacion një ditë më parë.
Nga ajo që evidentohet edhe në fotot e mëposhtme, shumica e vizitorëve janë familjarë duke mbizotëruar fëmijët pasi për ta është një mundësi e artë për të pasur hapësirën e bollshme për të lozur dhe argëtuar.
Nuk mungon as prania e qenëve, të cilët mesa duket edhe ata janë të “privilegjuar” për të pasur një ditë të qetë dhe në ajër të pastër.
Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, pasi Peza në stinën e pranverës të ofron qetësinë dhe aromën e luleve duke ndjerë oksigjenin që të mbush mushkritë.
Peza, një zonë mjaft e bukur dhe me shumë mundësi argëtimi, është njësi administrative e Bashkisë së Tiranës dhe gjendet pak kilometra nga qendra e kryeqytetit.
Parku i Pezës është një zonë turistike ku vizitorët mund të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore si pedalimi, mbjelja e pemëve, kapmpingu, ekspozita picture etj.
AlpeNews.al ju sjell pamje të një dite më parë, ku Peza u zgjodh si destinacion për të kaluar fundjavën.
Përgatiti: AlpeNews.al




