Katër ditë pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, një i afërm i familjes së fëmijëve, ka treguar më shumë detaje rreth tyre. Bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë nga e njëjta familje, ku djali që humbi jetën, ka qenë 11 vjeç, në klasën e pestë, ndërsa motra e tij ka mundur të shpëtojë. Ajo tani është jashtë rrezikut për jetën, një ngushëllim për familjen që humbi djalin e vetëm.
Ja mesazhi i Durim Ballës, mikut të familjes së djalit që ndërroi jetë.
Mirandi ky engjell i vogel i cili u nda nga jeta!
Kater dite me pare nje ngjarje e jashtezakonshme ka ndodhur ne Njesine Administrative Fushe Bulqize. Shperthimi i nje granate luftarake i ka marre jeten e vogelushit Mirand Çupit nxenes ne kl V-te, si dhe ka demtuar shume motren e tije akoma me te vogel Mikela Çupi, e cila eshte transportuar me urgjence me elikopter per ne Spitalin e Traumes Tirane!
Familja humbi driten e syvet, djalin e vetem!
Motra humbi njeriun me te dashur vellane e vetem!
Shoket e klases humben mikun dhe shokun e tyre te dashur, Shkolla humbi nxenesin e talentuar me te mire!
Eri dhe Igli humben nipin e tyre me te dashur!
Ishte nje humbje e madhe per te tere neve te afermit dhe miqesine e kesaje shtepie!
Sot motra Mikela eshte tashme jashte rreziut per jeten e cila ka kaluar nga reparti i reaminacionit ne pavjon, ne saje te punes se mire te perkujdesjes se mjekeve te talentuar Dr. Sami Kocekut dhe kolegeve te tjere te spitalit te Traumes Tirane!!
Sherim te shpejte dhe sa me shpe


