Tragjedia që ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Breg të Pukës, ka brenda fatkeqësinë dhe mrekullinë bashkë: prindërit Petrit Ndoj, 40 vjeç dhe Dava Ndoj, 35 vjeçe humbën jetën në mes të zjarrit në katin e dytë të banesës, por 4 fëmijët e tyre arritën të hidheshin nga ballkoni dhe janë gjallë.
Një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe i la të shokuar të gjithë djegia e banesë ka ardhur si shkak i një defekti në rrjetin elektrik të shtëpise.
AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet tragjike ku burrë e grua janë djegur për së gjalli në banesë:
Çfarë ndodhi sot:
Tragjedia që ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Breg të Pukës, ka brenda fatkeqësinë dhe mrekullinë bashkë: prindërit Petrit Ndoj, 40 vjeç dhe Dava Ndoj, 35 vjeçe humbën jetën në mes të zjarrit në katin e dytë të banesës, por 4 fëmijët e tyre arritën të hidheshin nga ballkoni dhe janë gjallë.
2 PRILL 2014
Zjarri që përfshiu një banesë në një fshat të Elbasanit shkaktoi vdekjen e dy bashkëshortëve.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë të këtij qyteti, në banesën e shtetasit Dhimitër Sinani. Bashkë me të shoqen, Fanijen, ai humbi jetën si pasojë e flakëve në shtëpinë e tyre. Anëtarët e tjerë të familjes nuk ndodheshin aty në momentin e rënies së zjarrit.
28 NËNTOR 2010
Dy persona, burrë e grua, kanë humbur jetën kur banesa e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Store, në Malësinë e Madhe.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktimë kanë mbetur të moshuarit Gjyste dhe Gjokë Draga, të cilët jetonin të vetëm, pasi fëmijët i kishin në emigracion.
Përgatiti: AlpeNews.al





