• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJE E RËNDË/ I ati nuk e lejon të shikojë nënë e tij, 20 vjeçari pret damarët
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJE E RËNDË/ I ati nuk e lejon të shikojë nënë e tij, 20 vjeçari pret damarët

14 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

Një 20-vjeçar, i dënuar dy herë për vjedhje, ka tentuar të vrasë veten, pasi i ati nuk e ka lejuar të futet në shtëpi për të takuar nënën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bathore të Tiranës, kur në gjendje të rëndë psikologjike dhe i mërzitur nga refuzimi i babait, i riu ka prerë damarët e të dy krahëve.

Burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur në banesën e Ismet Miklit, i cili është arrestuar për shkaktim vetëvrasje.

Ndërsa djali i tij, Florin Mikli është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku pas ndërhyrjes së mjekëve e ka kaluar rrezikun për jetën.

Burimet thanë se i arrestuari, Ismet Mikli e kishte dëbuar nga shtëpia të birin, 20-vjeçarin Florin Mikli, për shkak se ai kishte kryer vjedhje dhe ishte dënuar dy herë nga drejtë- sia shqiptare.

Prej momentit kur i riu kishte përfunduar dënimin e dytë për vjedhje, i ati nuk e kishte lejuar të kthehej në shtëpi, pasi e kishte “falur” për rastin e parë. Për këtë arsye, ai nuk e lejonte as që të takonte familjarët e tjerë.

NGJARJA

Florin Mikli, i cili ishte refuzuar disa herë nga i ati për t’u rikthyer në shtëpi, ka tentuar të takojë të ëmën, Sonila Mikli, mbrëmjen e së martës. Rreth orës 19:00, ai ka shkuar në shtëpinë e tij në Bathore, por i ati, Ismet Mikli, i cili e ka parë tek dera, ka debatuar me djalin dhe nuk e ka lejuar të futet brenda.

Pas refuzimit të të atit dhe i mërzitur nga debati me të, i riu ka tentuar të vrasë veten, duke prerë me thikë damarët e duarve. “U arrestua në flagrancë shtetasi Ismet Mikli, 40 vjeç, banues në Bathore, pasi rreth orës 19:00, në banesë, duke mos e lejuar të takojë nënën e tij dhe të qëndrojë në banesë, ka shtyrë në vetëvrasje, duke prerë damarët nga mërzia, të birin Florin Mikli, 20 vjeç, banues në Bathore, i cili pas mjekimit në Spitalin e Traumës ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar për në banesë. Neni 99 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia.

ISH I DENUARI

Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se 20-vjeçari Florin Mikli rezulton i proceduar disa herë për vjedhje. Në një rast edhe për vjedhje në bashkëpunim të një banese në Paskuqan.

Për këtë ngjarje ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2015, me një vit e gjysmë heqje lirie. Ndërsa më vonë, pasi ka kryer këtë dënim, i riu i është rikthyer sërish vjedhjeve.

Më 12 gusht të vitit 2016 ai është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, për vjedhjen e banesës së një gruaje në Kamzë./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur e gjithë bota mendon se po "qan" per Rita Orën, Conor del nga LV me...11 çanta për të dashurën e re!
Previous article Zgjedhjet në Alabama/ Will Smith: Kjo është si errësira para agimit

g.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT