• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AGRESIONI I ITALISË, SI GRUSHT SHTETI NË FYTYRË”/ Deklarata e fortë e Konicës para takimit me zyrtarin amerikan
Home
Dossier

“AGRESIONI I ITALISË, SI GRUSHT SHTETI NË FYTYRË”/ Deklarata e fortë e Konicës para takimit me zyrtarin amerikan

8 April, 2019 F.autor Dossier

Të dielën e 9 prillit 1939, gazeta franceze « Le Temps » i ka dedikuar një hapësirë të veçantë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Ajo ka botuar asokohe një seri reagimesh në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ku bie në sy gjithashtu reagimi i atdhetarit, diplomatit, politikanit dhe patriotit shqiptar, Faik Konicës.

 

Gazeta shprehet se ministri i Shqipërisë në Uashington, Z. Konica, ka vizituar të premten pasdite (d.m.th, 7 prill 1939), Z. Cordell Hull (Sekretarin amerikan të shtetit), me të cilin ka diskutuar për situatën në Shqipëri.

Para takimit me zyrtarin amerikan, diplomati shqiptar i ka dërguar shtypit deklaratën e mëposhtme, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Përfaqësitë shqiptare në Londër dhe Paris tashmë kanë publikuar deklaratat e tyre me të cilat natyrisht jam dakord. Unë jam shumë larg Shqipërisë dhe nuk kam asnjë lajm të drejtpërdrejtë nga qeveria ime; kështu që unë nuk kam asgjë për të thënë si ministër.

Si shqiptar dhe ish-kreu i partisë nacionaliste shqiptare, unë do të bëj një deklaratë të shkurtër : Italianët kanë shumë cilësi të admirueshme dhe janë një popull i madh, por i Plotfuqishmi, në planet e tij të fshehta, u mohoi atyre të gjithë kuptimin kalorësiak.

Në momentin kur mbretëresha po sillte në jetë fëmijën e saj, italianët goditën befasisht. Nëna u detyrua të largohet nga shtrati me një fëmijë dy ditor, dhe të kërkojë strehim jashtë Shqipërisë. Do të ishte kundër natyrës së italianëve të prisnin disa javë përpara se të bënin këtë veprim.

Ky agresion, pa asnjë provokim nga pala shqiptare, me një diferencë dyzet me një (numër banorësh) apo një mijë me një të armatosur, çfarë do t’u sjellë ? Sigurisht, asnjë përfitim me kohën dhe asnjë nder.

Një kampion i mundjes, që dëshiron të masë forcën e tij, nuk përballet me një fëmijë, por sfidon një mundës tjetër të nivelit të tij. Unë e di se italianët qeshin me këto pikëpamje (krahasime). Ne gjithmonë tallemi me atë që nuk e kuptojmë. Unë nuk besoj se dikush do të admirojë Italinë për atë që ajo ka bërë.

Ashtu si intelektualë të tjerë shqiptarë, unë ëndërroja një bashkëpunim kulturor, ekonomik dhe politik të ngushtë dhe të ndershëm me Italinë. Përgjigjeja ‘elegante’ e Italisë ndaj kësaj ëndërre është një grusht në fytyrë ! »

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA PËR KORET RACISTE NDAJ KEAN/ Bonucci në “kundërsulm”: Kjo gjë është skandaloze, nuk tolerohet...
Previous article PËRFAQËSOI LUFTËTARIN NË STUDION TELEVIZIVE/ Reagon klubi gjirokastrit: Lazaj s’ka asnjë post drejtues, e pafalshme që…

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT