• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKOLLA NË KODËR-KAMËZ/ Veliaj i përgjigjet Bashës: Firmose bashkë me dhëndrin, tani…
Home
Politikë

SHKOLLA NË KODËR-KAMËZ/ Veliaj i përgjigjet Bashës: Firmose bashkë me dhëndrin, tani…

7 April, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz. Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj deklaron se këto qëndrime të PD-së vijnë nga ata që në katër vite që drejtuan Bashkinë e Tiranës nuk ndërtuan asnjë shkollë.

Veliaj shpreh bindjen se Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu, ku nuk do ketë asnjë njeri më si kontigjent për mitingjet e dhunës. “Normal që ndryshon qëndrim, dhe ai dhe dhëndri që vetë e firmosën! Në 4 vjet nuk ndërtuan ASNJË shkollë! Plus, nëse Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu, nuk do ketë asnjë njeri më si kontigjent për mitingjet e dhunës”, shkruan Veliaj.

Por, pavarësisht deklaratave, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së, që lëshon akuza kundër qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërtimit të saj.

Por, më i çuditshëm është edhe fakti se Plani Urbanistik i vitit 2013 i Bashës ka marrë më parë pëlqimin dhe miratimin e vetë Jamarbër Malltezit, i cili ka bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor të atij plani. Pra, dhëndri i Berishës, në vitin 2013 jepte OK-in për ndërtimin e shkollës në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz, kurse sot e kundërshton këtë projekt, të firmosur po nga ai vetë, disa vite më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEU PAS SUPER GOLIT NDAJ BASELIT/ Sadiku: Në momente të tilla tregoi inatin...
Previous article BARAZIM PA GOLA NË "SAN SIRO"/ Interi nuk arrin të gjejë golin e fitores, mbetet në vend të tretë

k.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT