• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur Ilir Meta nis e promovon, ofertën e Edi Ramës!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur Ilir Meta nis e promovon, ofertën e Edi Ramës!

7 April, 2019 Redaktor1 OP-ED

Pas shumë piruetash, shpërthimesh të pakontrolluara dhe qëndrimesh nga një ekstrem në tjetrin, më në fund një aktor i rëndësishëm politik jashtë mazhorancës qeverisëse, ka artikuluar një tezë që shkon në sinkron me qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Presidenti I Republikës Ilir Meta than ë Durrës se “besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.” Në këtë mënyrë, busulla e orientimit politik në pyllin ku ka humbur rrugën prej dy muajsh opozita jonë, ka nisur të tregojë “Nordin” e vërtetë.
Shenjë e sigurtë se pas kësaj, edhe lidershipi i “Opozitës së Bashkuar” do ia dale herët ose vonë, që ta gjejë arësyen për të kuptuar si edhe Meta, se vetëm dora e shtrirë e dialogut mund ti rikthejë “djemtë tanë plangprishës” në opozitë, brenda shtëpisë derëhapur të sistemit të një demokracie funksionale.
Pas deklaratës së 5 nëntorit 2018 nga Presidenca se “koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”;
Pas deklaratës së 20 shkurtit të këtij viti nga Gjermania se “është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri…”;
Dhe pas deklaratës së 20 marsit nga Pogradeci se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si President kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën”, ka ardhur kjo e sotmja nga Durrësi:
“Besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.”
Kështu qoftë.
Mirëseerdhët nga fantapolitika në realpolitikë, zoti President.
Fjala jotë në vesh të opozitës.
Amen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shikoni “perlën” e talentit të Real Madridit (VIDEO)
Previous article “BALOTELLI ËSHTË BIR K**VE…”/ Shikoni çfarë i bëjnë Super-Marios tifozët e Interit (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT