Kushedi sa fansa e adhurues ka Rita Ora në të gjithë botën. Fansa për këngët, por edhe adhurues të ndryshëm. Vetëm se nëse të ka shkuar ndonjëherë ndër mend të martohesh me të, mos e bëj. Rita është e bukur dhe e mirë. Është e talentuar dhe e famshme, por është edhe rrëmujaxhie. Nëse ti si çun i ri s`e ke problem rrëmujën, se të rinjtë janë më praktik dhe tolerantë, mamasë tënde të fiksuar pas rregullit, s`do t`i pëlqente. Kushedi sa do ta shante. Është shtrirë gjatë e gjerë mbi krevatin e saj, mbi të cilin gjen rroba me shumicë. Siç i ka provuar, ashtu i ka lënë. “Më gjej në mes të mjegullës së gjithçkaje”, shkruan. Pak nga rrëmuja e pak nga drita që ka hyrë nga dritarja, mezi e gjetëm.
Kështu që mendohu mirë. Nëse kishe ndonjë mendje, harroje.



