• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA BOTËRORE E SHËNDETIT/ Manastirliu: Kontrollin Mjekësor Bazë e kryen 101% të shqiptarëve të targetuar
Home
Sociale

DITA BOTËRORE E SHËNDETIT/ Manastirliu: Kontrollin Mjekësor Bazë e kryen 101% të shqiptarëve të targetuar

7 April, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

“Kontrolli Mjekësor Bazë ka kapërcyer targetin e parashikuar dhe në 3 muajt e parë të vitit 2019, 122 mijë qytetarë ose 101.3% e atyre që ishin parashikuar, e kryen kontrollin mjekësor bazë në të gjithë qendrat shëndetësore në vend”.

7e3c0445-11d6-4858-a180-40673124547b

 

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit.

Manastirliu deklaroi se po investohet për parandalimin e sëmundshmërisë dhe objektiv i Qeverisë është mbulimi shëndetësor universal, kudo, për këdo.

“Po investojmë në programet parandaluese, për më shumë shëndet për qytetarët. Për ne kujdesi parësor është shumë i rëndësishëm dhe përpos investimeve për të rritur aksesin në shërbime në qendrat shëndetësore, së shpejti prezantojmë strategjinë e re, për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në kujdesin parësor”, tha Manastirliu.

Ministrja bëri një apel për çdo qytetar, për të kontribuar për një mjedis më të pastër dhe për të kryer aktivitet fizik, për uljen e barrës së sëmundshmërisë.

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe Shëndet për të gjithë (HAP) organizuan një seri aktivitetesh pranë liqenit artificial, me një panair shërbimesh shëndetësore, ku u ofrua mamografi dhe check up falas për qytetarët, mbjellje pemësh dhe aktivitete në natyrë.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, të gjitha qendrat shëndetësore në vend u hapën nga mëngjesi deri në orën 14:00, për ofrimin e Kontrollit Mjekësor Bazë.

Gjatë vitit 2018 e kryen kontrollin mjekësor bazë 422,892 qytetarë të grup moshës 35–70 vjeç. Nga ky program kombëtar, janë zbuluar sëmundje që kanë barrën kryesore të sëmundshmërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË SHKODËR/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi i saj
Previous article REFUZOI TRANSFERIMIN TEK BARCELONA/ Tifozët shajnë në kor kampionin e botës...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT