Një shqiptare ka humbur jetën nga një aksident në Itali. Aksidenti ka ndodhur në Bari në mesnatë, ndërsa bashkë me të ka humbur jetën edhe shoqëruesi i saj që ishte në makinë.
Shqiptarja dhe personi tjetër po udhëtonin me një “Renault Clio” në drejtim të Barit kur makina e tyre humbi kontrollin, u përmbys dhe doli nga rruga.
Në aksident u përfshi edhe një tjetër makinë, në të cilin po udhëtonte një efektiv policie, i cili ndodhet në spital i plagosur.
FOTO NGA AKSIDENTI:
Përgatiti: AlpeNews.al







