Katër fëmijë kanë ndërruar jetë dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në Francë, pasi furgoni i tyre i shkollës u copëtua më dysh pasi u përplas me një tren.
Policia e Pyrenees-Orientales informoi në ‘Twitter’ se përplasja ndodhi të enjten pasdite në një kalim hekurudhor në një qytet të vogël, rreth nëntë milje në perëndim të Perpignanit, afër kufirit me Spanjën.
Ministria e Brendshme franceze raportoi se të paktën katër fëmijë janë vrarë dhe 19 vetë janë plagosur.
Të gjitha viktimat ishin në autobus dhe fëmijët besohet të jenë midis moshës tetë dhe 17 vjeçare.
Ministrja e Transportit të vendit, Elizabeth Borne, tha se do të udhëtonte menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar plotësisht”, tha ajo në Twitter, duke e përshkruar përplasjen si një “aksident të tmerrshëm”./ panorama




