• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeprokurori/ Kandidati Muçi flet për sëmundjen virale të prokurorisë, batutat me Finon
Home
Shqipëri

Kryeprokurori/ Kandidati Muçi flet për sëmundjen virale të prokurorisë, batutat me Finon

14 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje pa praninë e opozitës seancën dëgjimore me 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Deputetët e PD-së dhe LSI-së bënë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në seancën dëgjimore, ndërkohë që në mbledhjen e djeshme mori pjesë dhe deputeti i PSD-së, Tom Doshi.

Gjate fjales para deputeteve, kandidati Besnik Muçi tha se Prokuroria vuan nga sëmundjet virale të korrupsionit.

KANDIDATI PËR KRYEPROKUROR TË PËRKOHSHËM, BESNIK MUÇI:

“Unë e kam konstatuar disa herë dhe natyrisht reforma në drejtësi bëri shumë mirë që rikonceptoi Prokurorinë, ishte një moment që Prokurori i Përgjithshëm ishte gjatë gjithë kësaj periudhe në konflikt interesi. Prokurori i Përgjithshëm kishte atributet e ndjekjes penale dhe njëkohësisht kishte në dorë karrierën e prokurorit. Kjo ka qenë, në vlerësim tim, ajo që duhej theksuar, se statusi i prokurorit duhej ndryshuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, Prokurori i Përgjithshëm ka vepruar në një konflikt të hapur interesi. Kushtetuta e ngarkonte me hetimin, Kushtetuta e ngarkonte me zgjedhjen e prokurorëve, emërimin, transferimin”.

Ulsi Manja:  Ju thoni që nëse merrni votëbesimin e Parlamentit do të përpiqeni për të bërë një Prokurori pa korrupsion, e panënshtruar nga krimi dhe aktorë të tjerë joligjorë? A është e sëmurë Prokuroria nga këto tri sëmundje sot?

Besnik Muçi: Në fakt, këto janë sëmundje virale.

Bashkim Fino: Shërohen shpejt këto?

Besnik Muçi:(Qesh) Edhe shërohen shpejt, në fakt. Me një terapi të shpejtë. Krimi e ushqen korrupsionin dhe prokurorët duhet të ndahen nga kjo pjesë.

Edmond Leka: Ju personalisht keni miqësi me politikanët? A jeni ndikuar në hetimet tuaja nga politika?

Besnik Muçi: Fati më ka sjellë të mos kem miqësi. Miqësi të afërt jo, por shoqëri, për shembull me Ermonela Felajn kemi qenë në Magjistraturë, kemi ndejtur e kemi ruajtur…

Bashkim Fino: Pse thua fati ti, sikur jemi fatkeqësi ne?

Besnik Muçi: Jo, po mendoj kë mund të kem. Ata që kanë qenë prokurorë dhe kanë hyrë në politikë, mund të kem miqësi. Por ju garantoj që s’ka pasur asnjë rast që të jem ndikuar nga politika. Jo se s’ka pasur të tilla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mjegulla anullon fluturimet nga Shkupi
Previous article Protesta në Greqi kundër masave shtrënguese ekonomike të qeverisë

k.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT