Një i ri shqiptar është arrestuar sot nga autoritetet e policisë italiane në Cantu.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar që u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Fillimisht policia i bëri shenjë të ndalonte, por sapo u afrua i riu shqiptar hodhi jashtë makinës drogën.
Pas kësaj ai filloi të largohej në këmbë deri sa u arrestua nga policia.
Pas verifikimeve rezultoi se hqiptari kishte hedhur në tokë 30 gram kokainë, të ndara në 24 doza.
Shqiptari u arrestua për trafik droge dhe do të gjykohet në gjykatë në Como.


