• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUMANI/ Fitore e pjesshme për Laura Kövesin
Home
Nderkombetare

RUMANI/ Fitore e pjesshme për Laura Kövesin

5 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Lartë e Rumanisë i hoqi kufizimet kundër gjahtares së korrupsionit, Laura Kövesi. Për manipuluesit notorikë të së drejtës në Rumani kjo është një disfatë me pasoja, mendon Robert Schwartz

Ja që drejtësia e pavarur ende ekziston në Rumani. Të paktën pjesërisht. Qeveria e supozuar social-liberale nuk ka arritur ende që t’i neutralizojë të gjitha institucionet. Ky është lajmi i parë i mirë nga Bukureshti. Gjykata e Lartë i eleminoi me efekt të menjëhershëm të gjitha kufizimet e lirisë dhe të udhëtimit, të cilat një “njësi e posaçme” e prokurorisë i pati vendosur kundër Laura Kövesit një javë më parë. Ish-drejtuesja e autoritetit rumun kundër korrupsionit DNA mund të udhëtojë në këtë mënyrë në Bruksel, ku këto ditë do të vendoset për postin e shefit të Prokurorisë së BE që planifikohet, post për të cilin ajo është favorite e qartë nga Parlamenti Evropian.

Pozicione të përbashkëta të partnerëve perëndimorë

Lajmi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm: edhe qëndrimi i përbashkët, i vendosur i partnerëve ndërkombëtarë të Rumanisë ekziston ende. Këtu duhet përmendur më parë letra e dymbëdhjetë ambasadorëve nga Evropa Perëndimore – midis tyre edhe e gjermanit. Në të paralajmërohet me këmbëngulje që të mos ndërmerren përpjekje të tjera, për ta vënë drejtësinë nën kontroll politik.

Tone të ngjashme të shqetësuara u dëgjuan thuajse njëzëri edhe nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Këto janë përpjekjet e fundit, gati të dëshpëruara për ta sjellë në vete qeverinë e Bukureshtit, përpara vendosjes së sanksioneve. Kjo do të ishte një premierë, që një vend anëtar, gjatë presidencës vetjake të Këshillit Evropian të ndëshkohej me nenin 7, të ashtuquajturën “çomangë bërthamore të BE”, mjetin e fundit dhe më të ashprin.

Një referendum synohet të shpëtojë shtetin juridik

Deri tani, shoqëria civile dhe presidenti liberal-konservator Klaus Iohannis kanë mundur që të tërheqin, si të thuash në sekondën e fundit, frenën e emergjencës. Por vrullin antievropian të manipuluesve në qeveri ata nuk qenë në gjendje ta ndalojnë krejtësisht.

Këtë të enjte, Presidenti Klaus Iohannis bëri edhe një hap tjetër: në ditën e zgjedhjeve të Evropës (26 maj) rumunët do të votojnë në një refendum nëse duan të qeverisen edhe më tej nga politikanë të korruptuar dhe të dënuar. Dhe nëse qeveria duhet ta ketë mundësinë që ta nënshtrojë drejtësinë politikisht me dekrete emergjente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE ME PËRMBYSJE/ Të besuarit e Klopp mposhtin Southamptonin dhe rimarrin kreun
Previous article PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Salah merr topin nga mesi i fushës dhe shënon supergol (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT