• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysmë milion euro për një mur dhe një portë hekuri që NUK EKZISTON
Home
Sociale

SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysmë milion euro për një mur dhe një portë hekuri që NUK EKZISTON

5 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një hije e madhe skandali korruptiv fshihet në vendimmarrjet e rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu dhe drejtuesve të tjerë të këtij universiteti.

Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Skandali shkon edhe më tej tek procedurat e ndjekura nga rektori dhe stafi i tij për përzgjedhjen e fituesit në këtë tender të paracaktuar.

Po sipas këtyre dokumentave, në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT, në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë Shpresa sh.p.k, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.

Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para.

UBT ka shpallur fituese kompaninë Shpresa sh.p.k, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej gjysme milion euro pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.

Por skandali nuk ndalet me kaq. Edhe pse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston. Pra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar gjysme milion euro për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është vetëm 30 cm i lartë. Tenderi me firmën e rektorit, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar dhe përveç kostos stratosferike është i mbushur me dyshime të forta.

Pra rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka paguar gjysme milion euro për një mur që nuk ekziston pothuajse fare dhe për një portë hyrëse prej hekuri. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARON SE KA NJË ARMË NË DISPOZICION/ Sarri: Ai është një mesfushor i kompletuar, duke...
Previous article E RËNDË NË VLORË/ Gruaja gjendet e PAJETË nga fqinjët. Dyshohet se ka...

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT