• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MBËSHTETJA PËR FERMERËT E QUMËSHTIT/ Ministria e Bujqësisë: Aplikimi me fatura në agropika
Home
Ekonomi

MBËSHTETJA PËR FERMERËT E QUMËSHTIT/ Ministria e Bujqësisë: Aplikimi me fatura në agropika

5 April, 2019 k.autor Ekonomi

“Ministria e Bujqësisë ka vendosur të mbështesë fermerët për çdo kilogram qumësht pa marrë parasysh sa numër krerësh kanë, me 1 qind lek për ta dorëzuar në pikën e grumbullimit duke marr faturën që nga 1 janari i 2019 e në vazhdim. Fermeri që është i pajisur me NIPT dhe sigurim shoqëror 3 muaj futet dhe përfiton nga kjo skemë e cila do mbështesë realisht fermerin shqiptar, pra lekët do kalojnë për fermerin shqiptar. Këto fatura i grumbullon fermeri dhe aplikon në agropikat nëpër qytete”.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimo Kote shpjegoi skemën e re të mbështetjes së fermerëve të qumështit, i ftuar në një studio televizive.

“Skema e këtij viti është përqendruar totalisht tek blegtoria. Kjo skemë ka një vlerë 7 miliardë lekë të vjetra të ndara sipas sektorëve ku 1 milionë euro kanë kaluar për fermën didaktike që do ketë Universiteti Bujqësor e cila do japë një impakt të jashtëzakonshëm tek brezi i ri që do i shërbejë bujqësisë shqiptare”, tha ai.0

“Buxheti për projektin e mbjelljes së ullirit kap një vlerë 1 miliard e 250 milionë lek të vjetra e cila do shërbejë dhe për zëvendësimin e ullishteve të vjetra. Pjesa e tjetër e skemës është për të mbështetur bletarinë që kap vlerën e 1 milion e gjysmë lek të vjetra. Pjesa tjetër është në mbështetje të qumështit dhe matrikullimit të blegtorisë së imët. Ne kemi 340 mijë krerë të cilët prodhojnë gati 1 milion ton qumësht”, tha Kote.

“Mbas datës 25 prill, ata mund të fillojnë aplikimet e tyre dhe përgjigjen e merr për 7 ditë. Në 10 maj mendoj që do filloj përfundimisht të bëhet likuidimi i faturave që do çohen në agropikat dhe në zyrat e AZHBR-së. Dorëzimi i qumështit duhet të shoqërohet me faturë”, vijoi Kote.

”Ne kemi biseduar me fermerët për këtë vendim ku e kemi komunikuar si të vetmen formë që secili të marrë këtë vlerë që qeveria e ka vendosur njëqind lekë kur diferenca në kosto e TVSH-së është më poshtë diku tek 70 lekë dmth i japim diçka më shumë fermerëve. Ne mbështesim qumështin me 1 qind lek dhe çdo krerë me 10 mijë lek të vjetra”, përfundoi zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimo Kote.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË LUTEJ LULI, AMAN..."/ Rama: Nxorën burrat me leje lindje nga burgu
Previous article NJË KAPITULL I RI PËR.../ Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh në Antarktidë

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT