Një fermer i fshtatit Frakull e Madhe në Fier, duke punuar tokën ka gjetur një bombë, e cila i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjesohet.
Kjo ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, ku “Daily mail” ndër të tjera shkruan: Ministria e mbrojtjes u shpreh se një bombë e që i përket Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në pjesën perëndimore të vendit.
Ndërkohë që raportet e mediave lokale u shprehën se bomba mund të ishte lëshuar nga avionët italianë, kur ata pushtuan Shqipërinë në vitin 1939.
ARTIKULLI I PLOTË:
Fermeri shqiptar teksa po punonte tokën ka gjetur një bombë bërthamore.
Ministria e mbrojtjes u shpreh se një bombë e që i përket Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në pjesën perëndimore të vendit.
Ndërkohë që raportet e mediave lokale u shprehën se bomba mund të ishte lëshuar nga avionët italianë, kur ata pushtuan Shqipërinë në vitin 1939.
Gjithashtu u deklarua se një fermer që po punonte tokën e tij në mesin e pemëve të ullirit në fshatin Frakull të Madhe, të Fierit.
Fermeri thiri mënjëherë autoritetet, ku ekspertët e kanë transportuar bombën drejt poligonit ku do të shkatërrohet.
Rikujtojmë që Shqipëria ishte e pushtuar nga Ialia Fashiste në vti 1939 deri në vitin 1943 dhe më pas nga Gjermania naziste deri në fund të vitit 1944.


Përgatiti: AlpeNews.al



