Gjykata italiane ka dhënë 8 vjet burg për 21-vjeçarin shqiptar i cili në nëntor të vitit 2017 kishte dhunuar dhe më pas përdhunuar të dashurën e tij në atë kohë 18-vjeç.
Klediani dhe vajza që ai përdhunoi kishin një lidhje së bashku, por 21-vjeçari shqiptar ishte shumë xheloz. Në të paktën 4 raste shqiptari kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Kjo dhunë shkoi deri aty ku ai e rrahu brutalisht dhe më pas e përdhunoi 18-vjeçaren.
Një natë vajza kishte shkuar në shtëpinë e shqiptarit i cili jetonte vetëm në San Concordio, por aty i dashuri i saj filloi të bëhej agresiv. Ai e kishte lidhur 18-vjeçaren dhe më pas e kishte përdhunuar. Por tmerri për vajzën nuk mbaroi këtu pasi Kledian Hoxhaj e kishte grushtuar, kapur prej fyti dhe madje e goditi me bishtin e një fshese që u thye për shkak të brutalitetit të goditjeve të shkaktuara.
Ajo që bie në sy eshte se i riu nga Vlora nuk ka shfaqur shenja pendimi pas aktit të tmerrshëm.
AlpeNews.al mëson se Kledian Hoxhaj, 21 vjeçari që jetonte në Piza është personi mëposhtë:



