• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E GRUPIT “BAJRI”/ Ish boksieri Asmer Bilali: Po mbani në burg dy djem për…
Home
Breaking News

PJESË E GRUPIT “BAJRI”/ Ish boksieri Asmer Bilali: Po mbani në burg dy djem për…

4 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Asmer Bilali është rikthyer në Shkodër, kësaj radhe për të qenë dëshmitar në gjyq. Një javë pasi i vranë babanë dhe xhaxhain, ish-kampioni i boksit ka dëshmuar sot mbi një ngjarje të ndodhur vitin e kaluar dhe që lidhet me futbollin e kryeqendrës së veriut. Më konkretisht, me goditjen e ish-trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, nga dy djem të rinj.

Bilali ka qenë i shoqëruar nga forca të shumta policore, ndërsa para gjykatësit, në rolin e dëshmitarit, ka thënë se është e turpshme që mbahen në burg dy djem të rinj, për një shuplakë.

Aq më tepër që i dëmtuari, Ernest Gjoka, i ka falur. Megjithatë, prokurori i çështjes mendon ndryshe, ai ka kërkuar burg për Nehat Fojletën dhe Sehar Xhenje.

I pari është autori, ndërsa i dyti akuzohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Organi i akuzës pretendon se Nehat Fojleta e ka goditur dhe ka tentuar ta vrasë me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë.

Asmer Bilali është pyetur për makinën që i ka dhënë Sehar Xhenje, mjet me të cilin ky i fundit ka shoqëruar Fojletën drejt fushës sportive, ku ka ndodhur incidenti.

Ai pretendon se shoku i tij ia ka kërkuar makinën për të kryer disa nevoja familjare.

Xhenje e ka mohuar në gjyq përfshirjen në ngjarje, duke ngulmuar se nuk e dinte se çfarë do të bënte Fojleta.

Ky i fundit ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe t’i ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, në “goditje për shkak të detyrës”. Ish-trajneri kuqeblu ka deklaruar në seancën paraprake:

“I kam falur dy djemtë, për mua le të dalin nga burgu”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGOI NË NDESHJEN NDAJ NEWCASTLE/ Granit Xhaka publikon POZA nga trajnimi: Kthehem sa më shpejt... (FOTO)
Previous article "ÇIFTELI"/ Këngëtari i njohur shqiptar akuzon rëndë Melindën: Më ka kopjuar këngën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT