• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA 100%/ Serbia paralajmëron Kosovën me padi në Gjykatën e Arbitrazhit
Home
Rajon

TAKSA 100%/ Serbia paralajmëron Kosovën me padi në Gjykatën e Arbitrazhit

4 April, 2019 k.autor Rajon

Çështja e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nga ana e Prishtinës, pritet të përfundojë në Gjykatën e Arbitrazhit. Serbia ka paralamëruar Kosovën se do të bëjë padi në arbitrazh me pretendimin se është shkeluar marrëveshja e CEFTA-s.

Beogradi  paralajmëron Prishtinën me padi në Gjykatën e Arbritrazhit për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, në nëntorin e kaluar.

Serbia pretendon se me vendosjen e taksës është shkelur marrëveshja e CEFTA-s. Mundësia për ankesë në Arbitrazh, është në tryezë që prej 25 shkurtit,  teksa kanë kaluar 90 ditë që nga momenti kur qeveria serbe i ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretariatit të CEFTA-s për të zhvilluar konsultime të drejtpërdrejta brenda Komitetit të Përbashkët.

Nga koha kur Serbia e kishte paraqitur këtë kërkesë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, kishte njoftuar fillimin e procedimeve në Gjykatën e Arbitrazhit, nëse taksa nuk hiqet brenda tre muajve.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, këtë e ka konfirmuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili është shprehur se “Qeveria po zhvillon bisedime për angazhimin e zyrës ligjore në rastin e Arbitrazhit për shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s nga Prishtina”.

Po ashtu ende nuk dihet nëse këtë iniciativë do ta marrë vetëm Serbia apo edhe Bosnja, teksa Kosova është pjesë e Gjykatës së Përhershme së Arbitrazhit nga viti 2016.

Ndërkohe qeveria e Kosovës është përshira nga debatet edhe me Bankën Botërore, për raportin më të fundit.

Nëpërmjet një deklarate, qeveria vlerëson se raporti i publikuar nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, për sa i përket zvogëlimit të vendeve të punës në Kosovë në vitin 2018, për 17 mijë vende pune, është plotësisht i pavërtetë dhe i pabazuar.

Një tjetër reagim nga qeveria ka ardhur edhe pwr emigrimin masiv të kosovarëve. Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj ka theksuar se shifrat e publikuara në media për kosovarët që emigrojnë janë të manipuluara dhe dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E PAGAVE/ Ministrja e Financave Denaj: Aplikohet nga 1 prill 2019, ja kategoritë që përfitojnë
Previous article PËRSE PO I "FRIKËSON" DEMOKRATËT RUDINA HAJDARI/ Fjalimi në Kuvend dhe "konkurenca" me Bashën

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT