• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLERJA E SISTEMIT KUNDËRAJROR RUS/ Turqia: SHBA të vendosë nëse do të ndihmojë terroristët apo…
Home
Nderkombetare

BLERJA E SISTEMIT KUNDËRAJROR RUS/ Turqia: SHBA të vendosë nëse do të ndihmojë terroristët apo…

4 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay ka reaguar ndaj deklartatës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Mike Pence rreth vendimit të Turqisë për të blerë sistemin kundërajror rus S-400.

Oktay përmes Twitter-it reagoi ndaj komentit të zëvendëspresidentit të SHBA-së, Pence.

“Turqia duhet të përcaktohet, nëse dëshiron të mbetet partner kritik i Aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e botës apo dëshiron të vë në pikëpyetje këtë partneritet përmes vendimeve të pamenduara për të rrënuar aleancën tonë”, tha Pence në Washington.

Oktay në reagimin e tij ndaj Pence shkroi këtë mesazh:

“SHBA duhet të përcaktohet nëse dëshiron të mbetet aleat i Tuqisë ose të vë në pikëpyetje miqësinë tonë, ashtu që duke ecur dorë për dore me organizatat terroriste të na sjellin në një situatë të vështirë”, ka thënë Oktay.

Turqia që nga viti 2011 ka intensifikuar forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore për shkak të kërcënimit të sigurisë në rajon.

Pas dështimit të negociatave për blerjen e sistemit kundërajror amerikan Patriot, Turqia në vitin 2017 vendosi të blejë nga Rusia sistemin e sofistikuar ajror S-400. Ky hap i Ankarasë shkaktoi kundërshtimin e Washingtonit.

Disa zyrtarë dhe analistë ushtarakë amerikanë, kërkojnë që SHBA të mos i dorëzojnë Turiqsë avionët F-35 nëse Turqia merr sistemin rus S-400. Ata pretendojnë se në këtë mënyrë rusët do të mund të marrin parametrat kyçe të bombarduesve amerikanë.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka thënë se blerja e sistemit mbrojtës rus S-400 për Turqinë nuk është çështje e përzgjedhjes, por masë e nevojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NARKO POLICI QË DOLI MILITANTI I PD-s"/ Si "QYTETARI DIXHITAL" doli "BLLOF" sërish (FOTO)
Previous article NDODH NË DURRËS/ "I forti" me shtetin luante skedina në lokal, e pëson kur...

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT