Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, mbylli me një fjalim në selinë e PD-së protestën e opozitës duke përcjellë edhe përshëndetjet e liderit demokrat Lulzim Basha i cili u ndodh në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së. Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndëesa në shkallët e PD-së para tij qëndronin të rinj të Forumit Rinor të PD-së.
Paloka tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të bazohet tek numri i protestuesve të opozitës dhe krahasimi me mbështetësit e kryeministrit gjatë turimit “bashkia që duam”. “Ne mund të jemi një ditë me pak, e një ditë më shumë” – tha Paloka, – duke pranuar kështu në një farë mënyrë edhe “rrudhjen” që pati protesta e sotme, me një numër dukshëm shumë më të vogël protestuesish se në shtatë tubimet e mëparshme. Por ajo që nuk ndalet – tha ai – është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit. “Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më”, tha Paloka.
“Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare”, tha Paloka.


