Një person u gjet i djegur ne nje makine te shkrumbuar nga flaket në zonën e Fokidës, në rrugën që shpie nga Amfisa në Prosilio, pasditen e se martes ne Greqi.
Forca te shumta policore dhe zjarrfikës shkuan në vend, dhe po hetohet nëse ne kete rast është një aksident apo një veprim kriminal.
Sipas informacioneve me te fundit makina është e markës Peugeot dhe dyshohet se i takon një banori 60-vjeçar nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut. Megjithatë, ende nuk është konstatuar nëse shoferi eshte i njëjti person që u gjet i djegur.
Eshte i cuditshem fakti se në vendin ku u gjet makina e djegur, është një rrugë ku ka kalim të shpeshtë të makinave dhe askush nuk e ka pare.
Rruga është bllokuar nga policia dhe pritet mjeku ligjor për të shqyrtuar kufomën e shoferit, si dhe vijojne hetimet per te percaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia.
Në të njëjtën kohë, po punohet edhe per te identifikuar viktimen e gjetur te djegur ne makine.









