• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA HISTORIKE/ Tsipras shkoi në Shkup me 10 ministra e 100 biznesmenë
Home
Rajon

VIZITA HISTORIKE/ Tsipras shkoi në Shkup me 10 ministra e 100 biznesmenë

3 April, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka nisur të martën një vizitë historike në Maqedoninë e Veriut, e cila është e para e një lideri grek, që kur vendi ka shpallur pavarësinë në vitin 1991.

Tsipras ka përmbushur në janar një marrëveshje për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve me vendin fqinj për shkak të emrit, të cilat zgjasnin prej tri dekadash. Tashmë të dyja vendet po përpiqen që të forcojnë marrëdhëniet mes tyre, me Kryeministrin grek që ka shkuar në Shkup me dhjetëra biznesmenë grekë.

Me mbërritjen e Tsipas, homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, ka bërë bashkë me të një “selfie” përpara ndërtesës së qeverisë. “Kryeministri i parë i Greqisë që viziton Maqedoninë e Veriut. Një ditë vërtet historike”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Kryeministri grek u shoqërua nga 10 ministra dhe më shumë se 100 liderë grekë të biznesit. Duke shkruar për foton “selfie” që ai ka bërë me Tsipras, Kryeministri maqedonas, Zaev, iu referua “momenteve të lumtura për një të ardhme akoma më të lumtur për popujt e vendeve tona mike”.

Të dy kryeministrat kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh përpara se të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat. Zaev foli për homologun e tij, duke iu referuar si një “mik i ngushtë personal”.

Marrëveshja hyri në fuqi në shkurt, pas ratifikimit nga të dy parlamentet. Tsipras tha se vizita historike filloi me kalimin e Autostradës së Miqësisë, emri i të cilit u ndryshua nga autostrada Aleksandri i Maqedonisë në shkurt 2018, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet.

Grekët e kishin akuzuar fqinjin për përpjekjen për të përvetësuar trashëgiminë historike të Aleksandrit të Madh. Zaev tha se do të kishte përfitime të mëdha ekonomike nga marrëveshja me Greqinë.

Të dy udhëheqësit thirrën këshillin e parë të bashkëpunimit midis fqinjëve dhe ata ranë dakord të hapnin një kalim të dytë kufitar. Por Tsipras pranoi se një pjesë e konsiderueshme e popullit grek ishte ende është shumë e shqetësuar për këtë çështje. Një sondazh i opinionit në fund të muajit të kaluar sugjeroi që 73 për qind e grekëve nuk ishin dakord me marrëveshjen e Prespës.

Tsipras tha se ai dhe Zaev kishin një përgjegjësi për të treguar se si të dy vendet mund të ndërtonin besimin reciprok dhe të përfitonin nga marrëveshja e re. Të dy udhëheqësit janë përballur me opozitë të vështirë politike, për shkak të marrëveshjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAZHORANCA NË SEANCË PLENARE/ Opozita proteston sot jashtë parlamentit
Previous article ROMANCË NË ZYRË/ Ja si të sillesh në vendin e punës me kolegun që ke fiksim

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT