Diçka e çuditshme ka ndodhur në Nju Jork ku një Kopësht Zoologjik iu jep vizitorëve të drejtën që ata të pagëzojnë një nga buburrecat gjigantë të Madagaskarit me emrin e të dashurit të tyre.
Kopshtin zoologjik, i cili ka bërë promovime të këtyre buburrecave veçanërisht në festën Shën Valentinit për disa vjet, njoftoi gjithashtu këtë vit fushatën “Emri i një buburreci”, i cili u lejon klientëve të kopshteve zoologjike të pagëzojnë një brumbull për 15 dollarë.
Tarifa përfshin një çertifikatë digjitale që deklaron zyrtarisht atribuimin e emrit në një nga buburrecat gjigantë të Madagaskarit.
Dh njëherësh pjesëmarrësit në këto evenimente marrin edhe disa dhurata të tjera të veçanta si çokollata në formën e brumbujve dhe njëherësh edhe veshje me simbolin brumbullit stampuar në to.
“Brumbujt janë përgjithmonë”, është një video humoristike e krijuar nga kopsht zoologjik për të promovuar fushatën.
E gjitha është realizuar në mbështetje të këtij kopshti zoologjik ku të gjitha të ardhurat shkonin për investim në të.