Emisioni “Stop” ka sjellë rastin e një mësueseje që jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit, për të cilët thonë se ka pasur denoncime të shumta për sjelljen e saj.
Bedrie Kastrati, mësuese e klasës së katër, e cila jep lëndën e matematikë, është kapur me zë e me figurë në sjelljen e saj me të miturit. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak.



