Shqipëria është shndërruar në një destinacion preferuar të turistëve të huaj.
Së fundmi e përdithshmja britanike “Daily mail” ka shkruar një artikull ku flet për aventurën e një 31 vjeçari skocez, ku një nga vendet që kishte vizituar ishte edhe Shqipëria.
Pjesë nga artikulli i Daily mail:
Një udhëtar skocez që ka adaptuar një kotele të humbur, në udhëtimet e tij e merr gjithmonë me vete.
Madje ka përshtatur edhe biçikletëne tij në mënirë që të udhëtojnë si çift në mënyrë komode.
Dean Nicholson, shprehet se që kur e gjeti macen u afeksionua shumë më të, aq sa nuk mundet ta lërë vetëm, prandaj e merr në çdo aventurë të re udhëtimi që ndërmerr.
Një ndër vendet që Nicholson vizitoi ishte edhe Shqipëria.
31 vjeçari u shpreh se së bashku me macen e tij Nala në Shqipëri ato kauan momentet e tyre më të bukura.
Ata ishin në një kamp në Sarandë dhe u përpoqën të eksploronin bukuritë e të gjithë vendit.
Qëndrimi i tyre ishte për një javë. Më pas dyshja e famshme Nikelson dhe Nala u nis të vizitonin Athinën.







