Thomas Tuchel mund të vazhdojë karrieren e tij në Premier League.
Ish-trajneri i Dortmund është kandidat për ta marrë drejtimin e Evertonit, pas shkarkimit të Ronald Koemanit nga detyra, pas rezultateve të dobëta deri më tani këtë sezon.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, Tuchel është favorit për të marrë drejtimin e Everton, pasi ka shprehur gjithmonë simpati për Premier League.
Drejtuesit e Evertonit trajner të përkohshëm e kanë emëruar David Unsworth, i cili deri më tani ka qenë në rolin e ndihmës trajnerit te kjo skuadër.


