Me 4.169.987 kandidati i partisë opozitare, CHP, Ekrem Imamoglu, është fitues në zgjedhjet për kryetar të Stambollit duke lënë pas kandidatin e Partisë së Erdoganit , Binali Yaldërëm, i cili ka marrë 4.146.042.
Pas përfundimit të numërimit në 31.186 kuti votimi kandidati i opozitës ka mundur partinë e Erdoganit e cila ishte në krye të Stambollit për 25 vite me radhë.
Partia e Erdoganit, ka refuzuar rezultatin duke deklaruar se do ta apelojë atë dhe të kërkojë rinumërimin e disa kutive të votimit me shpresën se do të rimarrin Stambollin.
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë kësaj thyerje të Erdoganit, madje e kanë cilësuar edhe si “fillimin e fundit të sundimit të Erdoganit”.


