• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA QË TRONDITI SHKODRËN/ Nga burgu në varrimin e të atit dhe xhaxhait, ish-kampioni i boksit nën… (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA QË TRONDITI SHKODRËN/ Nga burgu në varrimin e të atit dhe xhaxhait, ish-kampioni i boksit nën… (FOTO)

1 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Astmer Bilali, djali i viktimës Astrit Bilali dhe nipi i viktimës tjetër, Brahim Bilali, ka marrë leje disaorëshe për të qenë i pranishëm në varrimin e dy familjarëve të tij.

Amer-Bilali-770x433

 

Pasi avokatët kanë bërë kërkesën zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje për disa orë Astmer Bilalit, që të jetë i pranishëm vetëm në momentin e varrimit dhe jo te ceremonia në shtëpi. Kjo ka bërë që gjyshi i Astmerit, Fahri Vejuka të reagojë. Gjyshi i tij ka kërkuar që Astmerit, shteti t’i japë leje jo vetëm për disa orë, por për të paktën dy ditë për të qenë pranë familjes së tij, pasi nuk ka mbetur askush tjetër përveç vëllait të sëmurë 23- vjeçar. Nga ana tjetër, gjyshi i Astmerit kërkoi që strukturat shtetërore të zbulojnë këtë krim të shëmtuar të ndodhur, siç e quajti vrasjen e dy vëllezërve Bilali.

VARRIMI

I rrethuar nga efektivë të Policisë së Burgut, që e kanë shoqëruar drejt Shkodrës, Astmer Bilali i ka dhënë lamtumirën e fundit babait dhe xhaxhait të tij. Ish-kampioni i boksit, ka mbërritur në Shkodër rreth orës 15:00, duke iu drejtuar menjëherë varrezave të qytetit, ku është mbajtur edhe ceremonia e varrimit të dy vëllezërve Bilali. Edhe gjatë varrimit, ai është shfaqur i rrethuar nga efektivë të Policisë, duke përshëndetur miqtë dhe të afërmit që kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

;;k

GJYSHI I ASTMER BILALIT

“Është një ngjarje shumë e rëndë, një nga më të jashtëzakonshmet si krim i ndodhur në Shkodër. Shpresojmë që të gjitha strukturat shtetërore të bëjnë punën e tyre dhe të arrijnë të gjejnë autorët e kësaj vrasjeje të ndodhur. Është një krim i shëmtuar, që ka ndodhur dhe shpresojmë që sa më shpejt shteti të veprojë ashtu siç duhet. Astrit Bilali që u vra bashkë me të vëllanë ka djalin e tij në burg. Astmer Bilali ka rreth 8 muaj që është arrestuar bashkë me grupin ‘Bajri’. Astmeri ka ardhur sot në varrim, duke marrë pjesë sepse i kanë dhënë leje dhe për këtë ne i falënderojmë strukturat e shtetit.

Ajo që kërkojmë është që, duke marrë parasysh disa rrethana të familjes, siç i themi ne në Shkodër, shteti të vërë dorën në zemër dhe të mendojë pak më shumë. Ajo që kërkojmë është që Astmerit t’i jepet të paktën një leje dyditore sepse ka disa arsye. Me vrasjen e Astritit dhe Ibrahim Bilalit kjo familje pothuajse është shuar. Nuk ka mbetur askush dhe Astmeri ka një vëlla 23-vjeçar që ka lindur i sëmurë dhe nuk mund të kryejë asnjë shërbim i vetëm. Po ashtu në familjen e tyre pas kësaj vrasjeje të dyfishtë nuk ka se kush të presë njerëzit.

I kërkojmë shtetit që të paktën për dy ditë ta lërë Astmerin, ashtu si të gjithë të burgosurit e tjerë që shkojnë për disa ditë tek të afërmit e tyre. Natyrisht që kërkojmë të zbatohet ligji dhe Astmeri të shoqërohet me Polici ose të zbatohen të gjitha rregullat e tjera, por ama t’i jepet leje. Duhen pritur dhe duhet të përcjellim njerëzit sepse nga shtëpia kanë dalë dy kufoma dhe është shumë e rëndë. E dimë që Astmeri është i arrestuar dhe nuk kërkojmë favorizim, në rast se ka bërë diçka, atëherë do të mbajë përgjegjësi, por për këtë rast kërkojmë leje dyditore dhe të na mirëkuptojnë”, u shpreh Fahri Vejuka.

bilali-vellezirt

Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar në fillim të shtatorit si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Bilali u vu në pranga fillimisht, pasi iu gjetën një arsenal armësh në banesë, ndërsa një javë më vonë, Policia njoftoi se ai ishte pjesë e grupit kriminal të shumëpërfolur. Astmer Bilali është i njohur edhe për botën e sportit, kjo pasi ka qenë boksier i Vllaznisë. Ai është cilësuar në shumë aktivitete si një boksier me të ardhme dhe shpesh është nderuar si boksieri më i mirë. Bilali është fitues disa herë si kampion kombëtar dhe fitues i Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu gjashtë muaj hetime me metoda speciale, si përgjime telefonike dhe ambientale për të dokumentuar aktivitetin kriminal të grupit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFIRMON LAJMIN/ Ermal fejzullahu bëhet baba për herë të katërt
Previous article "TRADHËTOI" VENDIMIN E BASHËS/ Kush është kandidati pa DIPLOMË, që pranoi mandatin (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT