Halil Jakimi, kandidat i PD në Dibër ka dorezuar diten e sotme formularin e vetedeklarimit prane Komisionit Qendror Zgjedhor duke bere nje hap drejt pranimit te mandatit te deputetit.
Një tjetër kandidat për deputet i është bashkuar listës së PD. Ditën e sotme Halil Jakimi, Kandidat në Dibër i PD ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit pranë KQZ.
Halil JAKIMI është anëtar i këshillit Bashkiak Bulqizë, por ai nuk ka diplomë të shkollës së lartë. Jakimi ishte i gjashti në listën e PD në qarkun e Dibrës dhe pritet të marrë mandatin e ish-deputetes Dhurata Çupi e cila dogji mandatin bashkë me kolegët tjerë.
Tashmë pritet të marrë mandatin në KQZ dhe në seancën e ardhshme plenare të betohet në Kuvend, për t’iu bashkuar deputetëve të rinj. Me Jakimin në Parlament, shkon në 101 numri i deputetëve. Në profilin e tij në FACEBOOK ai duket mjaft aktiv edhe në protestat e fundit të PD-s.
Përgatiti: AlpeNew.al


