Nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa një dokument të shkruar keq. Dhe dokumenti që do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe mban firmën e pesë deputetëve të opozitës së Komisionit të Mandateve është shkruar shumë keq nga ana gramatikore.
Mungesë totale përgjegjësie e atyre që kanë përpiluar dokumentin e rëndësishëm me të cilin duan të arrestojnë Saimir Tahirin, e mbi të gjitha, duke bërë gabime gramatikore, që nuk u falen as nxënësve të klasës së parë.
Patjetër kjo tregon se dokumenti është bërë në nxitim e sipër, por gjithashtu do të thotë se sa shpejt dhe pa menduar e korrigjuar veprojnë deputetët e PD.
Fjalë si “Mbikqyrje”, “Shqipëri”, “Është”, “Kryeministrit”, “Siguruara”, etj, janë shkruar si mos më keq. Për të mos folur fare për shkronjën e bukur të alfabetit “ë”, që nuk ekziston në faqen përfundimtare të konkluzioneve.



