Zjarret e qëllimshme me të cilat po përballet vendi ditët e fundit kanë sjellë reagimin e ministres së Mbrojtjtes, Olta Xhaçka.
Përmes një reagimi ministrja falenderon skuadrën e FA që po asiston në shuarjen e flakëve por nuk harron pa dërguar një mesazh të fortë ndaj zjarrvënësve ku shkruan se kushdo që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin.
Postimi i Olta Xhaçkës:
“Faleminderit të gjithë djemve e vajzave të Forcave të Armatosura, për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët, nga zjarret e qëllimshme të konstatuara gjatë tre javëve të fundit.
Një situatë e pazakontë, përballë së cilës, pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka. Kushdo, që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin”.


