Në këtë të dielë pushimi pranvera ka përcjellur gjallërinë e saj edhe tek Pazari i Korçës.
Theksojmë që Pazari i Korçës është kthyer një nga pikat më të forta turistike të qytetit gjatë viteve të fundit.
Nuk mund të harojmë që vitin e kaluar Pazari i Vjetër i Korçës u nominua për “Projektin e Rinovimit të Vitit” në Çmimet e Evropës në Zhvillim, në Londër.
E gjitha kjo nga rivitalizimit që i është bërë së fundmi nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.
Mesa duket, rezultati ka qenë shumë pozitiv , bazuar në atraksionin e Pazarit të Vjetër të Korçës, ku ndërhuret në mënyrë harmonike tradicionalja me elementët modernë.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga Pazari i Korçës në këtë fundjavë.
Përgatiti: AlpeNews.al




