Viti 2019 po mbaron dhe ALPEnews.al risjell për lexuesit lajmet më të lexuara pergjatë 365 ditëve.
***
Djali i njërit prej vëllezërve Bilali që u vranë ditën e shtunë në Shkodër, Asmer Bilali i cili ndodhet në burg ka reaguar në “Facebook” pas vrasjes së babait Astritit dhe xhaxhait të tij Brahimit.
Asmer Bilali ka postuar një lajm ku shkruhet “lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj. Asmer Bilali u arrestua gjatë operacionit “Oaz” si pjesë e grupit Bajri.

Përgatiti: AlpeNews.al


